Messi e mohon se ka paguar garancinë për daljen nga burgu të...

Messi e mohon se ka paguar garancinë për daljen nga burgu të Ronaldinhos

414
0

Messi ndjen keqardhje për situatën që po kalon Ronaldinho, por nuk ka paguar asnjë nga shpenzimet e brazilianit dhe është tërësisht jashtë kësaj çështjeje.

Ish ylli Brazilian i futbollit, Ronaldinho ofroi një garanci prej 1.6 milionë dollarësh për t’u transferuar nga burgu në një hotel në Asuncion të Paraguait, ku mbahet me statusin “nën arrest shtëpie”, pasi dyshohet si i përfshirë në një çështje pastrimi parash.

I arrestuar disa javë më parë bashkë me të vëllanë, Ronaldinho kishte ofruar tre herë garanci të ndryshme, derisa arriti të bindë gjykatën ta lërë nën arrest shtëpie, ndërsa mediat argjentinase kishin raportuar dje se garancinë e kishte paguar ylli i Barcelonës, Lionel Messi.

Megjithatë një gjë të tillë e ka mohuar vet Messi në një postim në llogarinë e tij në Instagram.

Ai publikoi një fotografi me tituj të gazetave të ndryshme për thashethemet për shkuarjen e mundshme në Inter, për pagesën kinse të Ronaldinhos dhe për një rikthim i mundshëm te Newell’s Old Boys në Argjentinë.

Vetë 6-herë fituesi i Topit të Artë i ka quajtur të gjitha gënjeshtra.