Shefi i epidemiologjisë në Francë, të martën ka deklaruar se obeziteti është një nga faktorët kryesorë, të cilët e rrisin rrezikun e prekjes dhe infektimit me koronavirus. Sipas tij, kjo mund të jetë arsyeja, që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke u përballur me një numër të lartë të viktimave, për shkak të nivelit të lartë të obezitetit atje, shkruan Reuters.
Jean François Delfraissy, profesor dhe drejtor I këshillit shkencor në Francë, i cili këshillon qeverinë mbi masat që duhet marrë gjatë epidemisë, tha se në mesin e 67 milion njerëzve në Francë, 17 milion prej tyre janë më të rrezikuar nga koronavirusi për shkak të moshës, sëmundjeve ekzistuese dhe obezitetit.
“Kjo është arsyeja, që Amerika do të përballet me një numër shumë më të lartë të viktimave, pikërisht nga shkalla e lartë e obezitetit”, tha Delfraissy.
Pavarësisht përhapjes së shpejtë të virusit në Francë, vendi ende është larg pikës ku 50 apo 60% e popullsisë mund të infektohen. Izolimi në Francë ka filluar më 17 mars dhe do të vazhdojë së paku deri më 15 prill.
Ai tha se gjatë 2 javëve te ardhëshme planifikohet të realizohen 100.000 deri në 250.000 teste brenda një ditë