Djali i ish-boksierit Skënder Kurti ka folur për herë të parë në media mbi vdekjen e të atit. Ish- sportisti shqiptar humbi jetën pak ditë më parë për shkak të koronavirusit. Renato Kurti, i biri, ka folur në emisionin ‘Me zemër të hapur’, nga ku tregoi mes lotësh dhimbjen për ndarjen nga jeta të të atit
“Ishte shpirti im, shoku im i ngushtë i jetës. Ishte njeri me vlera të larta. Nuk e besoj se e kam humbur. I falënderoj të gjithë për mbështetjen”, tha Renato.
Si i dalluat shenjat e para dhe si ishte gjendja e tij në fillim?
Ishte një grip, kishim edhe fëmijët të gjithë me grip. Më 8 mars ishim bashkë për të festuar festën e nënës, kishte temperaturë të lehtë, por menduam se ishte grip. Nuk e mendoni njeri këtë të keqe, këtë lloj mortje. Vazhdoi me temperaturë, por s’e mendonim të keqen kurrë. Më 16 pati përkeqësim, e shtruam në spital, ku rezultoi pozitiv.
Si arriti shtrimi në spital?
Procedurat ishin të rregullta. Erdhi ambulance, e dërguam në spital. Pati shumë probleme me frymëmarrjen, ndaj e njoftuam urgjencën.
Kur i morën tamponin dhe doli pozitiv, si u prit lajmi?
Kur shkoi në urgjencë ishte me oksigjen. Ishim me besim të gjithë, se gjërat do të shkonin mirë. Flisnim në telefon me të. Te spitali i kanë ndenjur mbi kokë, ato gra të shkreta, se shumica janë gra, që janë në vijën e parë të rrezikut.
Kur e mësuat për vdekje klinike?
Ishte tmerr. Rikthimi në jetë m’u duk si mrekulli e Zotit dhe thamë që s’do na e marrë më. Pak a shumë ishim përgatitur, por shpresa nuk vdiste.
Luftoi si një boksier i vërtetë edhe në spital…
Zoti na e jep jetën, edhe na e merr. Janë punët e Zotit