Pronarët shqiptarë lënë ‘zemrën’ në Zvicër e Gjermani, hapin dyert e restorantit...

Pronarët shqiptarë lënë ‘zemrën’ në Zvicër e Gjermani, hapin dyert e restorantit dhe hotelit për personelin mjekësor, gjithçka falas për të moshuarit: Vetëm qëndroni në shtëpi

536
0

GJERMANI– Dy biznesmenët shqiptarë, në Gjermani e Zvicër, kanë marrë përsipër të ofrojnë ushqim dhe strehim për të gjithë personelin mjekësor që janë ofruar të kurojnë pacientët e infektuar me Covid-19. “Albinfo.ch”, shkruan se, Bedri Idrizi, menaxheri i një restoranti në Gjermani, ka shpërndarë ushqim falas për stafin e shërbimeve shëndetësore, në shenjë falenderimi për kontributin e tyre për të ndihmuar pacientët e infektuar me Covid-19. Gjithashtu, Idrizi, së bashku me stafin e tij, po ndihmojnë dhe grupe të moshuarish, duke u dërguar ilaçe dhe ushqime.

Ai menaxhon restorantin “Dolce Vita” në Schwedt Oder të Gjermanisë, dhe shqiptari nga Tetova ka shpërndarë ushqim falas për 12 reparte të spitalit të qytetit, për njësitë zjarrfikëse, ndihmën e shpejtë dhe njësitë e tjera të ambulancës, në shenjë solidarizimi me përpjekjet humane të atyre që bëjnë gjithçka për ta ndihmuar popullatën në kohën e pandemisë së virusit korona.

 

Gjithashtu, stafi i restorantit ka shpërndarë një afishe, ku u bën thirrje pleqve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, të mos e rrezikojnë shëndetin, ndërkohë që ilaçet dhe ushqimi atyre u dërgohet nga ekipi i restorantit deri në shtëpi dhe pa asnjë fitim.

“Të dashur gjyshe e gjyshër, ju rrini në shtëpi dhe na dërgoni porositë për barna e ushqim, kurse ne ua blejmë dhe ua sjellim në shtëpi,”– thuhet në postimin e shpërndarë.

 

Nga ana tjetër, hotelieri shqiptar Nazmi Mehmetaj ha hapur hotelin e tij për të mirëpritur personelin mjekësor që vjen nga vendet e tjera. Ai kishtem betur pa punë, pasi gjithçka u mbyll për shkka të Covid-19 dhe hapi dyer te hotelit për mjekët.

 

Ndërkohë numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 259. 15 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa numri i të shëruarve ka shkuar në 76. Ndërkohë, harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në tiranë, 26 në durrës 23 në fier dhe 15 në korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 79 pacientë të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.