Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, ka piketuar dy futbollistët e Lazios, mesfushorin serb Sergei-Milinkovic Savic dhe portierin e Shqipërisë, Thomas Strakoshën.
“Calciomercato” raporton nëpërmjet “Tuttosport” se tekniku portugez po mendon të përforcojë skuadrën e tij për sezonin e ardhshëm me dy futbollistët e dalluar të Lazios.
Bardhekaltrit kryen një sezon mjaft mbresëlënës deri në momentin kur kampionati italian u ndërpre për shkak të përhapjes së Koronavirusit.
Nëse në rastin e Strakoshës, Tottenhami do ta kishte më të lehtë për ta blerë, në rastin e Savic zgjidhja duket shumë e vështirë pasi lojtari serb kërkohet nga Juventusi dhe Real Madridi.