Ben Blushi i kërkon lekë Edi Ramës/ Top-i po falimenton?!

Ben Blushi i kërkon lekë Edi Ramës/ Top-i po falimenton?!

620
0

Në një koment editorial, sot televizioni kombëtar Top Channel ka kërkuar publikisht para dhe ndihmë nga qeveria dhe kjo është bërë në emër të gazetarëve.

 

Top-i i drejtohet qeverisë duke theksuar se “media dhe nuk ka mbështetje nga qeveria. Kjo sjellje e qeverisë në fakt cënon interesin publik sepse nëse vazhdon kështu atëherë publiku do mbetet i painformuar dhe mungesa e informacionit do ketë kosto të lartë për regjimin e karantinës dhe vazhdimin e luftës”.

 

Në fakt shqiptarët paguajnë taksa për një media publike që është TVSH e cila ka dhe një platformë digjitale. Top-i është televizion privat dhe në rast se ka problem mund ta zgjidhë kollaj me kredi, të shesin aksionet e kompanive të tjera apo të mbyllen fare siç ka ndodhur me shumë media në Shqipëri, TVA disa kohë më parë përshembull. Falimenton, mbyllesh.

 

“Media televizive rezulton më e besuara mes shqiptarëve që kanë nisur t’i largohen në masë fake news-eve online, por gjithashtu edhe ura e komunikimit mes autoriteteve dhe publikut, dritarja e vetme e hapur në të gjithë vendin edhe në orët e karantinës së ashpër. Gazetarët janë kudo dhe do vijojnë të jenë, por duan ndihmë që puna e tyre të mos ndalet asnjë çast sepse më pas vjen errësira”, thuhet në kronikën e Top Channel. Kjo media në fakt është shumë e besueshme kur bën kronika për kompanitë e inceneratorëve apo sulmon biznesmenë me akuza të forta e më pas ju merr lekët e reklamave.

 

Në fakt gazetarët janë pjesa më e ulët e kostove të një televizioni. Rrogat e tyre janë një “HIÇ”, përpara buxhetit të televizioneve. Rrogat e tyre janë 0 përballë pagës mijëra euro të Ben Blushit apo shpenzimeve marramendëse të Vjollca Hoxhës.

 

 

Ben Blushi i kërkon para direkt qeverisë, por harron se përpara falimentimit të Top-it, ka mijëra shqiptarë që janë pa bukë. Janë mijëra biznese që po falimentojnë, restorante, bare, biznese prodhuese që mbanin frymën e familjet me të ardhurat nga puna e tyre e ndershme. Nuk kanë makinë qindra mijë euro dhe luks, por biznes për bukën e gojës. Top-i është një sipërmarrje gjigande që përpara se të kërkojë lekë qeverisë për rrogat e gazetarëve duhet të ulë shpenzimet e luksit për drejtora si Ben Blushi që paguhen sa 10 gazetarë.

 

 

Mesazhi duket qartë jo më një lëmoshë por një presion i hapur për qeverinë “duan ndihmë që puna e tyre të mos ndalet asnjë çast sepse më pas vjen errësira”. Pra ose qeveria të japë për rrogën miliona të Blushit dhe shpenzimet e çmendura të Vjollcës dhe aksionerëve të familjes së saj, ose do mbyllet ekrani.

 

Po kujt po i prish punë mbyllja e Top Channel? Kompanisë të konçesionit dhe asaj që bleu Lori Kafe që ka ortakëri gruaja e Ben Blushit, Digitalb që shqiptarët i paguajnë me para filmat e vjedhur?

 

Shqipëria dhe shqiptarët kanë të tjera halle, përpara atyre të milionave që kërkon Blushi e Vjollca. Shumë familje rrezikojnë bukën e gojës, këta duan milionat e kostove të tyre t’i paguajë Edi Rama.

 

Pas Top-it do ngrihet Klani, Vizioni, Reporti, pse jo Syri i Çim Pekës që pretendon se është zë zyrtar i opozitës, apo qindra portale e platforma online që janë në shumë raste më media se Top-i e shumë të tjerë pasi thonë të vërtetat që i përvëlojnë qeverisë dhe nuk i fërkojnë kurrizin asaj.

Marre nga CNA.al