Meta falenderon gazetarët: Punë heroike e atdhetare!

Meta falenderon gazetarët: Punë heroike e atdhetare!

465
0

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish për situatën e krijuar në vend nga shpërthimi I koronavirusit, sëmundja e rëndë që ka shënuar 2 viktima e dhjetëra të prekur në vendin tonë.

Falenderoj me mirënjohje të gjithë gazetarët, në veçanti reporterët e terrenit, operatorët, dhe stafet teknike, që në këto momente të vështira po bëjnë një punë të shkëlqyer heroike dhe atdhetare në shërbim të informimit publik, transparencës dhe mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari në Republikën e Shqipërisë! 👏

Mbështetje dhe solidaritet të plotë edhe me familjet e tyre!

SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI! 🇦🇱“, shkruan Meta.