Këndoi para 60 personave, këngëtari nga Gjakova rezulton me koronavirus, të gjithë...

Këndoi para 60 personave, këngëtari nga Gjakova rezulton me koronavirus, të gjithë pjesëmarrësit në festë dhe familjarët e tij të rrezikuar

469
0

Mediat kosovare shkruajnë se më datë 13 mars, vetëm pak ditë para se Sejdiu të kryente analizën, ai ka qenë në një festë (aheng) dhe ka kënduar para më shumë se 60 personash. Të gjithë në një foto, ku i pranishëm ka qenë edhe këngëtari tjetër Shkëlzen Jetishi, e kanë ndarë këtë moment në rrjetet sociale.

KOSOVË– Muhamet Sejdiu, këngëtari nga Gjakova që ka rezultuar pozitiv në testin ndaj Covid-19 së bashku me të shoqen ka kryer një sërë aktivitetesh para kësaj dite. Mediat kosovare shkruajnë se më datë 13 mars, vetëm pak ditë para se Sejdiu të kryente analizën, ai ka qenë në një festë (aheng) dhe ka kënduar para më shumë se 60 personash. Të gjithë në një foto, ku i pranishëm ka qenë edhe këngëtari tjetër Shkëlzen Jetishi, e kanë ndarë këtë moment në rrjetet sociale.

“Kundër koronavirus”, shkruhet krah fotos ku të gjithë shihen të përqafuar. Pas kësaj festë, Sejdiu është nisur drejt Gjermanisë dhe u kthye vetëm një ditë më parë. Pasi keu testin rezultoi pozitiv me koronavirus.

Tashmë, të gjithë që kanë qenë në atë festë me siguri që janë frikësuar, pavarësisht se nuk është e qartë nëse këngëtari nga Gjakova ka qenë i infektuar që në Kosovë, apo mund ta ketë marrë në Gjermani. Pritet që të gjithë ata që kanë marrë pjesë në këtë aheng dhe familjarët e tij të bëjnë teste për të parë nëse ai ka infektuar edhe të tjerë.

Numri i personave të prekur me COVID-19 ka shkuar në 17. Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 7,174 persona dhe të infektuar janë 182,742 të tjerë, por 79,8836 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Virusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën nga Azia në Evropë, Lindjen e Mesme dhe tani është edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 2503. Ndërsa në Shqipëri janë infektuar 51 persona dhe një prej tyre ka humbur jetën.