I anulohet koncerti, Tayna ka dy fjalë për të thënë (FOTO)

I anulohet koncerti, Tayna ka dy fjalë për të thënë (FOTO)

520
0

Reperja e njohur shqiptare, Tayna, këto ditë kishte paraparë të mbante një koncert në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mirëpo për shkak të pànikut të përhapur për Koronavirùsin, ky koncert i saj është anuluar.

Këtë e bëri të ditur vet reperja nga Prizreni përmes një njoftimi për fansat e saj në InstaStory.

Ajo u kërko falje atyre që përkundër udhëtimit dhe rrézikut të shëndetit vetëm e vetëm për të performuar atje, këtë gjë nuk mundi ta bëjë.

“Të dashur përkrahës, fatkeqësisht na ndaluan performancën sonte në New York shkaku i virùsit. Unë rrezikova dhe shëndetin tim të vi që të ju argëtoj sonte, kërkoj shumë shumë ndjesë, por ju premtoj që shumë shpejt do shihemi. Ju dua”, shkroi Tayna në InstaStory.

Ditë më parë, asaj i është anuluar një koncert edhe në Norvegji, pikërisht për shkak të masave preventive që janë marrë për pandeminë më të diskutuar të momentit në botë.

Kosova sot