Shqipëria mbyll edhe kufirin me Kosovën

Shqipëria mbyll edhe kufirin me Kosovën

504
0

Pikat kufitare me Kosovën janë mbyllur që në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, si masë mbrojtëse kundër përhapjes së koronavirusit.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar e Kosovës bën të ditur se pikat do të jenë të mbyllura deri më 15 mars, ora 24:00.

Në territorin shqiptar do të lejohet vetëm hyrja e autoambulancave, automjetet që kryejnë funksione shërbimi shtetëror dhe ato që transportojnë mallra.

“QKMK ju njofton: për masat e ndërmarra nga ana e autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, sa i përket qarkullimit kufitar për në Republikën e Shqipërisë. Duke filluar nga data 13/03/2020, në ora 06.00, do të ndalohet hyrja në territorin e Republikës së Shqipërisë, për te gjithë shtetasit / veturat e Republikës së Kosovës. Do te lejohet hyrja vetëm e veturave te shëndetësisë / ndihmës së shpejt , automjeteve komerciale (ata te cilat bartin mallra) dhe veturave qeveritare. Kjo masë do të zgjasë deri me datë, 15/03/2020 në ora 24.00”, thuhet në njoftimin e QKMK-së.

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se një grua 73-vjeçare ka humbur jetën në Durrës si pasojë e koronavirusit dhe 23 janë të prekur.