Sulmuesi portugez tani gjendet në Madeira. Nuk e ka më mendjen për futboll dhe kjo është hera e parë në jetën e tij që mendon kështu
Cristiano Ronaldo dyshohet se ka marrë Coronavirus, meqë ka qenë në kontakt me shokun e tij të skuadrës, Rugani.
Tuttosport shkruan se portugezi nuk do të kthehet në Itali, por do të qëndrojë në Madeira, aty ku ka qenë prej ditësh. Kjo do të thotë se ai nuk ka ndërmend të luajë në Champions League, edhe nëse i kërkohet.
Ky është një mesazh për të gjithë botën, që e tejkalon futbollin. Beteja me Coronavirus-in fitohet vetëm duke qëndruar në shtëpi, duke shmangur kontaktin dhe duke harruar se ke një jetë jashtë për të jetuar.
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Me pak fjalë, Cristiano tashmë është në izolim total, pra në karantinë, edhe pse jo në kushte spitalore. Ai nuk mund të lëvizë nga shtëpia e tij. Urojmë që të mos ketë Coronavirus.