Mban larg energjinë negative dhe sjell ekuilibrin, ja përse Virgjëreshat duhet të...

Mban larg energjinë negative dhe sjell ekuilibrin, ja përse Virgjëreshat duhet të mbajnë këtë gur fatsjellës

566
0

Duke nisur nga dita e djeshme kemi hyrë zyrtarisht në sezonin e Virgjëreshën, shenjës më perfeksioniste që mund t’ju kenë zënë ndonjëherë sytë. Në fakt nuk është aspak e vështirë për t’i zbërthyer të lindurit në këtë shenjë pasi janë enciklopedi më vete, kanë përgjigjen e gjithçkaje dhe nuk lejojnë kurrë të përfshihen nga paniku dhe jo vetëm. Ata janë të përkushtuar, të vëmendshëm pas detajeve dhe njerëzit më të rregullt në planet.

Por e dini si ia bëjnë Virgjëreshat të jenë gjithmonë kaq në harmoni me veten dhe të tjerët? Le të themi që përveç natyrës së tyre detajiste dhe të fortë, guri fatsjellës luan po ashtu një rol të rëndësishëm në këtë aspekt. Në qytetërimet antike, duke filluar nga ai egjiptian deri fiset Maja, gurët përdoreshin nëpër ceremoni për të përcaktuar të ardhmen, si dhe për të shëruar sëmundjet.

E udhëhequr nga Mërkuri, kjo shenjë ka tonalitetet e grisë si ngjyra ideale. Për të zhvilluar më shumë intuitën, këshillohet të mbahen gurë të çmuar që quhen kunzite e zakonisht janë kristale ngjyre rozë ose vjollcë. Guri i kësaj shenjë është Zafiri, i cili shërben për të forcuar kujtesën, për të përdorur më mirë intuitën dhe racionalitetin, si edhe për të mposhtur pasigurinë dhe frikën. Në nivel fizik, janë të këshilluar Kuarci Rutilato, shumë i dobishëm kundër lodhjes, ose Agata. Mund t’i mbani në xhep, në dorë, si unazë apo si varëse. Mund t’i vendosni në komodinë, në krah ku flini,ek kompjuteri apo në një cep të dhomës suaj.