CoronaVirus i merr jetën 73 vjeçares nga Durrësi, zbulohet arsyeja pse nuk...

CoronaVirus i merr jetën 73 vjeçares nga Durrësi, zbulohet arsyeja pse nuk e nisën me ambulancë për në Tiranë

476
0

Shënohet viktima e parë me koronavirus në Shqipëri. Mësohet se ka ndërruar jetë 73 vjeçarja, e shtruar në spitalin e Durrësit. Ajo është bërë gati të transportohej për në Tiranë por pasi u fut në ambulacë mjekët e kanë kthyer përsëri në spitalin ku ishte. Fillimisht u vendos që të transportohej drejt Tiranës pasi gjendja shëndetësore e 73 vjeçares është rënduar, mirëpo ajo u kthye pas sepse nmuk ka mundur të udhëtojë.

 

 

Sakaq, bëhet me dije se e moshuara ka patur komplikacione të rënda dhe ishte kthyer nga Italia rreth dhjetë ditë më parë.

 

Fillimisht ajo është trajtuar për pneumoni dhe më pas është zbuluar se kishte koronavirus pas bërjes së analizave.