Milani i ofron 250 mijë euro shtetit të Italisë për luftën kundër...

Milani i ofron 250 mijë euro shtetit të Italisë për luftën kundër Koronavirusit

426
0

Tashmë edhe zyrtarisht është marrë vendimi për të pezulluar Serie A-n deri më 3 prill shkaku i frikës së përhapjes së gjerë të Koronavirusit që ka kapluar Italinë.

Menjëherë pas këtij vendimi, klubi i Milanit ka vendosur që të dhuroj një donacion me vlerë 250 mijë euro, si një inciativë kundër Covid-19.

Drejtori gjeneral i Rossonerëve, Ivan Gazidis ka thënë se disa gjëra në jetë janë më të rëndësishme se futbolli, duke kontribuuar kështu me një donacion.

Ka disa gjëra në jetë më të rëndësishme se futbolli. Në një kohë ku të gjithë ne duhet të kemi kujdes, duhet të veprojmë me një përgjegjësi të lartë dhe t’i dëgjojë këshillat e autoriteteve”, ka thënë ai.