Harta e të testuarve nga e gjithë Shqipëria, Bino: Vetëm nga Tirana,...

Harta e të testuarve nga e gjithë Shqipëria, Bino: Vetëm nga Tirana, 60%. Kemi nevojë për higjienë, sidomos kur të izolojmë të prekurit e parë

433
0

Specialistja Silva Bino, shefe e departamentit te semundjeve infektive ne ISHP, ka pasqyruar sot një panoramë të gjerë të masave dhe të situatës në Shqipëri sa i takon koronavirusit, nga i cili ende sot nuk kemi asnjë person të prekur.

Sipas saj, rastet që janë testuar si të dyshuar, “janë 60% nga Tirana, më pas renditet Durrësi, Vlora, Fieri, nga Shkodra, Elbasani e Lushnja, rrethet e tjerë në një numër më të pakët, pra kemi shpërndarje në gjthë Shqipërinë”.

 

Rast i dyshuar quhet sqaroi Bino, “kur ne fillojmë hetimin për to se kemi një dyshim që mund të jenë të prekur”.

 

“Për diagnozën kemi kapcitete në laboratorin e ISHP ku kryhen të gjitha ekzaminimet e nevojshme, ku s’kemi pasur mostër pozitive. Kemi rritur edhe numrin e mostrave nga një pacient, që të rrisim sigurinë e laboratorit në lidhje me testimin dhe besueshmërinë e popullatës. Ju e keni marrë lajin e karantinës, ku ne i kemi përcaktuar, vetëkarantina, që lidhet me disa elementë të personave që duhet të kenë kushtet e duhura e karantina qeveritare për ata që do duhet shihet e nevojshme e s’kanë mundësi ta kryejnë vetë karantinën. Përsëris masat e higjienës se përvec masave që marrim ne kemi shumë nevojë, jo vetëm tani por ndoshta edhe kur të izolojmë rastet e para për bashkëpunimin e publikut, për të zbatuar masat higjieno sanitare, nuk është asgjë e keqe larja e duarve me ujën e sapun, përdorimi i higjienës respiratore”, nënvizoi Bino.