Pas hedhjes së shortit të Ligës së Kombeve për sezonin 2020-2021 në Amsterdam, është përcaktuar dhe kalendari i ndeshjeve të raundit të parë të këtij kompeticioni.
Shqipëria, e cila është vendosur në Grupin C4 me Bjellorusinë, Lituaninë dhe Kazakistanin e nis edicionin e dytë të Ligës së Kombeve të premten e 4 shtatorit kundër Bjellorusisë.
Kuqezinjtë tanë udhëtojnë drejt Minskut. Takimi i dytë luhet 3 ditë më pas në vendin tonë ku presim Lituaninë.
Fushata e ndeshjeve në grupeve të Ligës së Kombeve për kombëtaren tonë mbaron në 15 nëntor duke e mbyllur këtë fazë në vendin tonë me Bjellorusinë.
Ky sezon i Ligës së Kombeve nis në 16-vjetorin e triumfit të Shqipërisë kundër Greqisë në 4 shtator 2004, kur helenët mbanin kurorën e kampionit të Europës.
Kalendari i kuqezinjve
4 shtator 2020
Bjellorusi-Shqipëri (20:45)
7 shtator 2020
Shqipëri-Lituani (20:45)
10 tetor 2020
Kazakistan-Shqipëri (15:00)
13 tetor 2020
Lituani-Shqipëri (20:45)
12 nëntor 2020
Shqipëri-Kazakistan (20:45)
15 nëntor 2020
Shqipëri-Bjellorusi (15:00)