Pas barazimit me Teutën që e shkëputi me 4 pikë nga Tirana e vendit të parë, klubi sportiv i Kukësit ka vendosur shkarkimin e trajnerit Shpëtim Duro, pas 24 javësh kampionat. Njoftimi është bërë nga vetë klubi, i cili e motivon këtë vendim me mungesën e rezultateve.
Kujtojmë se skuadra e Kukësit është pretendonte për kreun e super ligës dhe gjithashtu, ka bërë ndryshime të herë pas hershme të trajnerëve, ndërsa ende nuk duhet se cili do të jetë emri që do të zërë vendin e Duros./