‘Jam gjallë falë jush’, nëna e sëmurë që lufton prej kohësh me...

‘Jam gjallë falë jush’, nëna e sëmurë që lufton prej kohësh me tumorrin surprizon 3 vajzat e saj

516
0

Fenomeni i dhunës në familje vitet e fundit është duke u rritur gjithnjë e më shumë në shoqërinë shqiptare. Ky fenomen është një ndër shkaktarët kryesorë i cili po çon shumë çifte drejt divorcit.

 

E tillë ishte dhe historia që mbylli puntatën e mbrëmjes së sotme të programit “Dua të të bëj të lumtur”, ku personazhi kryesor Ermira kishte kaluar një kalvar të madh vuajtjesh. Ermira në studio rrëfeu se ishte martuar me mblesëri dhe se me kalimin e kohës kishte kuptuar që ish-bashkëshorti i saj pinte shpesh dhe ishte i dhunshëm.

 

Pavarësisht dhunës fizike dhe psikologjike të ushtruar, Ermira kishte vazhduar martesën e saj përshkak të 3 vajzave që kishte sjellë në jetë. Sikur e gjithë kjo të mos mjaftonte ajo gjithashtu ishte diagnostikuar me tumor në kokë dhe i ishte nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale. Edhe pas gjendjes së saj, ish-bashkëshorti nuk kishte ndryshuar sjellje, por nën presionin e të afërmve ai kishte vendosur që të divorcohej.

 

Ermira rrëfeu se ishin 3 vajzat e saj të cilat i kishin qëndruar pranë dhe se i kishin dhënë forcë për të përballuar sëmundjen dhe për të ecur përpara. Ajo kishte ftuar në program vajzat e saj, Gridën, Ersën dhe Kiarën për t’i falenderuar dhe për t’iu shprehur dashurinë. “Ju jeni arsyeja që jam akoma gjallë. Do më keni gjithmonë pranë dhe dijeni se ju dua shumë!”,- tha Ermira.

 

Në fund programi “Dua të të bëj të lumtur” në bashkëpunim me Fondacionin “Golden Eagle” i dhuruan Ermirës dhe vajzave të saj një çek për të paguar qiranë e shtëpisë. Gjithashtu moderatorja, Arbana Osmani zbuloi se në redaksinë e programit kishin shkruar shumë shqiptarë nga brenda dhe jashtë vendit për t’u ardhur në ndihmë rasteve që ishin trajtuar në studio.