I shpëtoi vdekjes/ Thirrja e 47-vjeçares që u shërua nga koronavirusi: Mos...

I shpëtoi vdekjes/ Thirrja e 47-vjeçares që u shërua nga koronavirusi: Mos u alarmoni, grip normal, as temperaturë nuk kisha

514
0

Itali– Koronavirusi ka mbërthyer Italinë, por nga ky shtet na vijnë edhe lajme të mira. Një 47-vjeçare i ka shpëtuar virusit vdekjeprurës dhe ka deklaruar se koronavirusi është një grip si gjithë të tjerët dhe nuk vdes nëse nuk ke sëmundje të tjera. Madje ajo ka theksuar se njerëzit nuk duhetë të jenë në panik, pasi është nj¡ grip normal.

 

“Nga çfarë të kem frikë? Është një grip normal nuk vdes nëse nuk se sëmundje të tjera. Njerëzit janë shumë në panik dhe është bërë më shumë e madhe sesa është në të vërtetë. Më bëri përshtypje një burrë i terrorizuar me maske, i cila thoshte rrugëve që do të infektohemi të gjithë. Më duket se jemi bërë të gjithë si budallenj”- ka deklaruar 47-vjeçarja.

 

E pyetur se si e kishte kaluar periudhën e shërimit ajo tha se i hiqte këpucët vetëm kur shtrihej për të fjetur.

 

“Shumë mirë kam qenë vetëm pak e lodhur por e qetë nuk kisha as temperaturë. Nëse nuk do të kishte vdekur Adriano (viktima e parë e koronavirusit në Itali, 78 vjeç) nuk do të isha vizituar fare dhe nuk do ta kisha marr vesh se isha prekur nga virusi dhe kështu si unë edhe shumë të tjerë. Mjekët me thanë që të rrija mbyllur në shtëpi dhe nëse kisha temperaturë të pija takipirinë domethënë ta menaxhoja vetë situatën dhe të telefonoja vetëm nëse kisha temperaturë shumë të lartë. Ju duket kjo gjë për t’u alarmuar?”– u shpreh ajo.