Informimi, rezistenca ndaj ekstremizmit të dhunshëm në vend

Informimi, rezistenca ndaj ekstremizmit të dhunshëm në vend

884
0

Nga Ilir Hoxha

 

Në vitet e fundit dhe veçanërisht pas ngjarjeve të 11 Shtatorit 2001, fenomenet

e ekstremizmit, radikalizmit dhe terrorizmit kanë fituar një vëmendje mediatike, ligjore, ekonomike dhe politike pasi janë përhapur në një masë të konsiderueshme duke shkaktuar problematika dhe pasoja të natyrave të ndryshme kryesisht, të shfaqjes së dhunës në shoqëritë ku ato janë zhvilluar duke prekur një sërë shtetesh të tjera. Por kjo nuk ka lënë pa prekur as fushën e sportit, sidomos të futbollit.

 

Çfarë ndodhi në ndeshjen Shqipëri-Izrael

Në nëntor të 2017-s, 4 persona, dy prej të cilëve shkodranë dhe dy shtetas kosovarë u arrestuan në qytetin e Shkodrës, pasi u dyshuan se po planifikonin sulm me eksploziv në stadiumin “Loro Boriçi” gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael, akuzë e cila jo vetëm që nuk u provua por rezultoi si tërësisht e pavërtetë. Ky lajm zuri vendin kryesor në televizone, gazeta dhe media online, dhe titujt ishin bombanstike si:  “Detaje të reja nga plani terrorist për ndeshjen Shqipëri-Izrael”, Krimet e Rënda, burg për 4 “xhihadistët”, apo “Shmangen aktet terroriste në ndehsjen Shqipëri-Izrael”, etj

Kujt ju referua media që i quajti ‘terroristë dhe çfarë impakti kiijoi:

Thelbi i dosjes që çoi në arrestimin e shtetasve Ergys Fasllia, berber, Bekim Protopapa, mjek, Xhezair Fishti dhe Medat Hasani, të gjithë besimtarë myslimanë, ka qenë një raport i mbërritur nga shërbimi sekret izraelit, MOSSAD. Mësohet se ky shërbim kishte vënë në dijeni me anë të informacionit shkresor Shërbimin Sekret Shqiptar në lidhje me “disa përpjekje që individë të caktuar po bënin për sigurimin e lëndëve plasëse, që do të tentohej të futeshin në stadiumin e qytetit të Shkodrës”. Informacioni i ardhur nga jashtë mësohet se ka të dhëna konkrete për llojin e lëndës që do të tentohej të përdorej për prishjen e rendit gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael. MOSSAD duket se është angazhuar në këtë çështje me qëllim sigurimin e paprekshmërisë fizike të skuadrës kombëtare të Izraelit gjatë udhëtimit në Shqipëri dhe zhvillimit të ndeshjes së vlefshme për “Botërorin 2018”. Jozyrtarisht, burimet e Prokurorisë thanë për mediat se informacioni i përcjellë nga Shërbimi Sekret Izraelit është verifikuar e konfirmuar brenda pak ditësh nga strukturat e sigurisë në Shqipëri se kanë vënë menjëherë në dijeni Prokurorinë, duke kërkuar autorizimet e nevojshme me qëllim kryerjen e veprimeve hetimore të vëzhgimit të personave të dyshuar. Informacioni i përcjellë është kryqëzuar edhe me informacione të Federatës Shqiptare të Futbollit, në lidhje me emrat e personave që kanë blerë bileta për të qenë prezentë në “Loro Boriçi” gjatë ndeshjes të së shtunës. Ata ishin të skeduar edhe më parë për aktivitetin e tyre, pasi ishin filmuar teksa merrnin pjesë në procesin gjyqësor ndaj grupit të 9 xhihadistëve të akuzuar për rekrutimet në Siri. Po sipas akuzës, Ergys Fasllia dhe Bekim Protopapa kanë qenë frekuentues të xhamisë ilegale të Unazës së Re në Tiranë dhe aktivë në thirrjet fetare të bëra brenda Gjykatës së Krimeve të Rënda gjatë procesit ndaj imamëve të vetëshpallur, Genci Balla dhe Byjar Hysa, të akuzuar se me shtatë pasues kanë rekrutuar më se 70 shtetas shqiptarë që kanë shkuar në Siri për pjesëmarrje në luftime të armatosura. Edhe pse çështja u mundua të mbahej në sekret të plotë, ndërsa edhe Policia ishte porositur të mos bënte publike identitetet e plota të personave të arrestuar, kjo gjë nuk ndodhi. Menjëherë u bënë publike nga mediat emrat e plotë të katër personave të arrestuar nga policia.

 

  Çështja u pushua

 

Prokuroria e Krimeve të Rënda pak para shkrirjes kërkoi pushimin e çështjes për shkodranin Ergys Faslia, i cili u akuzua si pjesë e organizatës terroriste dhe u arrestua para ndeshjes Shqipëri – Izrael, 2 vite më parë. E gjithë kjo 2 vite më parë u shoqërua me zhurmë mediatike, impact negative tek besimtarët, por edhe frikë tek institucionet.

 

Teologu Ermir Gjinishi: Tradita, imuniteti ndaj fantazmave të ekstremizmit

 

Studiuesi Ermir Gjinishi, në një intervistë për portalin “Vizion.com.al” theskon se sfida kryesore e fesë në vendin tonë mbetet modelimi i strukturave religjioze e ndёr-religjioze sipas modelit historik pёr tё garantuar kёshtu tolerancёn dhe bashkёjetesёn fetare.  Zoti Gjinishi, një njohës shumë i mirë i botës arabe dhe fesë islame nënvizon se ekstremizmi apo terrorizmi  nuk mund të përligjet nga asnjë konsideratë politike, filozofike, ideologjike, racore, etnike apo fetare. “Tendenca pёr tё goditur fenё nisur nga premisa personale, ngarkesa emonocionale apo trukime “modernistёsh” ёshtё e pa dobishme. Individё tё caktuar, qoftё dhe tё veshur me petkun fetar, kanё dalё krejtёsisht nga konturet fetare tё tyre duke u bёrё pjesё e kёsaj fushate denigruese tё pa moralshme”-thotë teologu i njohur. I pyetur për aftësinë e lidershipit fetar të KMSH përballë sfidave globale që kanë të bëjnë me fenë, Gjinishi thotë se roli orientues dhe drejtues i KMSH ёshtё zbehur mjaft mё sytё e besimtarёve pёr shkak tё zhvillimeve tё brendёshme qё tregojnё sё paku mungesё stabiliteti.

 

Cilat janë sfidat e fesë në vendin tonë?

 

 

E gjithё jeta njerёzore ёshtё sfidё, veçse ajo shfaqet nё forma tëndryshme nё kohё tё ndryshme. Mёnyra se si i tejkalojmё sfidat pёrcakton jo vetëm kahun e perceptimeve por edhe të zhvillimeve. Shqipëria nuk është më një vend i izoluar, dhe kufinjtë e botës nuk janë më aq të ngurtë si më parë. Rënia e murit të Berlinit solli një ndryshim të madh në marrëdhëniet mes vendeve, popujve e kulturave. Kisingeri në fillim të viteve 90 shprehej se këto ndryshime për nga përmbajtja dhe forma do i japin një kuptim të ri realiteteve ndërkombëtare në një tjetërsim social e shpirtëror njёherazi. Popujt/njerëzit, kanë jo vetëm më shumë mundësi komunikimi e ndërveprimi, por janë edhe më të ekspozuar ndaj viruseve, të cilat shpesh kapërcejnë kufinjtë e shteteve. Ndryshimet e thella në strukturën e shoqërisë dhe të botës, kanë reflektuar dhe në ndryshimet fetare. Ndaj, mendoj se sfidat nuk janё vetёm pjesё e zhvillimeve tё brendёshme, por kanё njё  dinamikё interferuese transnacionale, prandaj meritojnё tё merren nё konsideratё tё dyja kёto. Çdokush i vёmendshёm, dukshёm mund tё rendis njё varg ndikuesish dhe tё krijojё njё panoramё tё qartё mbi kёto transformime religjioze tё cilat mund tё sjellin komplikacione serioze brenda dhe jashtё hapёsirёs religjioze. Dukshёm nё disa vende, konjuktura fetare po tentojnё tё bёhen tregues identitarё thelbёsorё dhe pёrjashtues, gjё qё shton mundёsinё e implikimt tё fesё me politikёn apo anasjelltas. Nё performancat politike po shtohet prezenca e fjalorit religjioz, ndёrsa regjioliziteti partiak nё disa vende po ofrohet si njё opsion politik i mundshёm. Keqpёrdorimet e fesё pёr tё justifikuar konflikte politike janё njё tregues nё rritje duke arritur deri nё marrёzinё e  rrezikut tё njё pёrplasje qytetёrimore. Ndёrkaq, shtimi i prezencёs fetare nё skenёn publike shpesh ndodh jo pёr ndonjё arsye religjioze tё synuar, çka transformon rrёnjёsisht misionin fetar.Realitetet tona fetare tё brendshme janё akoma tё pa stabilizuara pёr arsye tё njohura. Kjo do tё thotё se sfida kryesore mbetet modelimi i strukturave religjioze e ndёr-religjioze sipas modelit historik pёr tё garantuar kёshtu tolerancёn dhe bashkёjetesёn fetare. Kthimi tek tradita ёshtё imuniteti ndaj fantazmave ekstremiste qё fluturojnё nё qiejt e ballkanit. Çdo tentativё pёr tё eksperimentuar tradita joshqiptare e tjetёrson deri nё c’bёrje konfugirimin dhe rrit shkaqet pёr tё tёhuajizuar njё tipar identitar tё rёndёsishёm i cili ka prodhuar paqё e stabilitet. Rikthimi i traditёs provokohet herazi hapur e diku tinёzisht, megjithёse dominon interesi pёr ti qёndruar modelit, por ndonjёherё nuk mjafton vetёm dёshira. Institucionet fetare nuk duhen lёnё vetёm. Shteti, shoqёria civiledhe media, janё pole shumё me peshё nё kёto sfida. Neglizhenca, spostimi apo harresa e intitucioneve fetare dhe e klerit ndonjёherё ёshtё e papёrgjegjshme deri dhe dёshpёruese. Me keqardhje them se keqpёrdorimi i tyre pёr makiazh/pёrfitim politik apo “fshikullimi”  pёr interesa meskine nuk dёmton vetёm institucionet fetare por gjithё shoqёrinё. Nga ana tjetёr krijimi i modelit tonё historik ёshtё nё radhё tё parё sfidё e vetё institucioneve fetare, garanci pёr vijimёsinё e tyre. Nё ballkanin e trazuar, besimet fetare kanё mundёsinё tё sjellin frymё paqe e harmonie referuar teksteve tё tyre tё shenjta, ose tension e konflikt referuar interesave egocentriste dhe etnopolitike. Mёnyra mё e mirё pёr t’i ikur kёsaj amullie gjamёngjitёse ёshtё  tё kuptosh dallimin: “Tё jesh nё anёn e Zotit apo tё pretendosh se Zoti ёshtё nё anёn tёnde”. Shqiptarёt tradicionalisht e kanё bёrё kёtё dallim, ndaj mёnyra se si i kapёrcejmё sfidat ёshtё nё interes tё vendit e tё rajonit.

 

Sa herë del në skenë apo shfaqet në media një akt ekstremist, apo terrorist, në shumicën e rasteve lidhet me fenë islame?  Pse ndodh kjo sipas jush?

 

Po, kjo ndodh shpesh, megjithёse disa gjёra kanё filluar tё ndryshojnё. Gjithёsesi mendoj se lidhet me mungesёn e njohjes. Nuk di tё ketё akoma njё gazetar kulture tё specializuar mbi cёshtjet fetare nё mediat tona, vizeve apo tё shkruara. Qё kёtu diskutimin e mbyt mediokriteti, inkopetenca dhe mungesa e profesionalizmit. Ekstremizmi apo terrorizmi  nuk mund të përligjet nga asnjë konsideratë politike, filozofike, ideologjike, racore, etnike apo fetare. Muslimanёt janё viktimat mё tё prekura nga terrorizmi. Veç kёsaj, tendencat pёr pёrçarje fetare janё tё hershme ndёr shqiptarё. Ato kapёn kulmin pas shpalljes sё pavarёsisё kur u bёnё pjesё e justifikimeve shoviniste nё kancelaritё europiane, pёr tu rishfaqur sёrish pas viteve 90-tё. Nuk pёrjashtoj aspak islamofobinё. Pseudointelektualё aventurierё,si Don Kishoti i Servantesit, qё vёrsulen mbi dragoj, monstra e ushtri armiqsh, nё betejat e tyre imagjinare,mund ti krijojnё impresione vetёm ndonjё Dylqinje atje nё Mance, por tek ne janё vetёm komikё ruralё qё tentojnё ti imponohen hapёsirёs publike pa qytetari, pa kulturё, me ngarkesёn e inferioritetit. Fishta, njёlloj siç Servantesi i hipi mbi Rosinant, i lidhi zvarrё pas Gomarit e Babatasit, ndёrsa Mjeda, ky rilindas dhe klerik i mirёshkolluar,ka njё shekull qёia shpullonfytytrёnsi tatu me vargjet e arta “Qoftë mallkue kush qet ngatrrime/ ndër kto vllazën shoq me shoq,/kush e dan me flak’ e shkrime/ çka natyra vet’ përpoq”. Megjithatё, nuk mungojnё zёrat seriozё. Ne kemi nevojё shumё tё flasim pёr kёtё plagё, dregёza e sё cilёs nuk garanton shёrimin. Klerikёt, pa ngurim duhet ta shfrytёzojnё median pёr sqarimin, sensibilizimin dhe pёrballjen me qёndrimet ekstremiste. Ndёrkaq, media nga ana e saj mund ti krijojё hapsirat e nevojshme zёrit tё fesё pёr tё qenё prezente jo vetёm nё rastet polemizuese. Shqipёria ka nevojё pёr atё qё i ka munguar prej 50 vjetёsh, ka nevojё tё rilindё ajo qё ёshtё shkatёrruar, ka nevojё tё kujtojё krimet qё ju bёnё klerit, grabitjet, persekutimet,  shkatёrrimin e kulteve dhe kulturёs fetare, traditёs sё bashkёjetesёs. Nuk ka ndodhur askund nё botё njё terrorizёm shtetёror mbi fenё si nё Shqipёri. Ndaj mendoj se media mund tё jetё njё promovues i vlerave historike dhe fetare tё kёtij produkti tё rrallё kulturor e kombёtar.

 

Sa ndikon kjo në bashkëjetesën dhe tolerancën fetare në Shqipëpri, pasi ky fenomen bëhet shqetësues dhe krijon një imapkt negativ tek besimtarët..

Ekstremizmi ushqehet ndёr tё tjera nga paragjykimet dhe islamofobia. Sigurisht raste tё tilla influencojnё tek besimtarёt por jo vetёm.Tё mos keqkuptohemi. Unё mendoj se kritika i bёn mirё jetёs fetare, por kur ёshtё objektive. Tendenca pёr tё goditur fenё nisur nga premisa personale, ngarkesa emonocionale apo trukime “modernistёsh” ёshtё e pa dobishme. Individё tё caktuar, qoftё dhe tё veshur me petkun fetar, kanё dalё krejtёsisht nga konturet fetare tё tyre duke u bёrё pjesё e kёsaj fushate denigruese tё pa moralshme. Dua tё theksoj edhe njё herё se fenomeni i ekstremizmit u shfaq tek ne pёr arsye krejtёsisht tё huaja pёr realitetin shqiptar, por nёse gjen ambientin e pёrshtatshёm “kultivues” mund tё kthehet nё njё fenomen me aktivitet destabilizues tё brendshёm. Insistimi im dhe jo vetёm imi, pёt t’ju kthyer historisё, pёrfshin mes tё tjerave marrёdhёniet qё ka krijuar pjesa religjioze me atё joreligjioze e cila ka tejkaluar kontekstin e bashkёjetesёs nё nivel kombёtarё. Kujtoj kёtu strehimin nёpёr shtёpitё e shqiptarёve pa dallim feje tё  ushtarёve italianё apo pupollsisё minoritare gjatё luftёs I-II-rё botёrore apo hebrenjve. Pas shfaqes sё ekstremizmit,ka afro njё dekadё qё janё bёrё studime tё rёndёsishme nё fushёn e feve nё vendin tonё, duke na sjellё njёherazi dhe realitete “tё padukshme” tё cilat kёrkojnё njё vёmendje imediate. Rritja e urrejtjes ndёrfetare nёpёr rrjetet sociale apo islamofobia janё njё tregues me nivele alarmante. Tendencat pёt tё krijuar enklava religjioze me pretekste orientimesh gjeopolitike, jo vetёm qё janё farsё e shёmtuar, por cёnojnё harmoninё ndёrfetare tё cilёn Papa Francesku e quan ‘Vllazёri fetare”. Shqiptarёt muslimanё e tё krishterё nuk e kanё vёnё kurrё nё diskutim identitetin e tyre kombёtar dhe pёrkatёsinё e tyre europiane. Multikulturalizmi, njё dimension aktual i sotёm pёrmendet mrekullisht para njё shekulli tek revista Zani i Naltё: “Elementi musliman i Shqipnishudhi themelin e parë të ekzistencës së vet dhe e ç’faqibotnisht se don me marrë masat e me rrojtë si musliman,s’po them vetëm nënhijen madhështore të Shqipnis së lirëpor n’Europën e njizetit shekull të qytetërimit”. Ndёrsa Vehbi Dibra po nё atё kohё shkruante:“Përveç vllaznisë fetare kemi vllazën dhenjë vllazni kombëtare që përmbledh të gjithë elementët qëgjenden n’atdheun tonë të dashtun”. Ndёrsa Noli shenjtёron pluralitetin fetar nё shqipёri duke i dhёnё peshё kombёtare:“Fatkeqësitë shqiptarëve nuk u kanëardhur kurrë nga diferencat fetare”. Por, harmonia ndёrfetare ka nevojё tё kultivohet nё rradhё tё parё nga vetё klerikёt. Kemi modelin tonё, ti kthehemi kёtyre rrёnjёve, larg aventurave apo ndikimeve tё huaja.

 

A e kryejnë funskionin teologët për të mos ekzistuar opinioni i lidhjes së terrorizmit me islamin?

Nё fakt reagimi erdhi vonё. I pa organizuar, individual, i pёrkohshёm, erdhi pas reagimit tё  institucioneve tё shtetit. Fakti qё brenda bashkёsisё shfaqet njё deviacion nuk ka pse na ngarkon emocionalisht pёr ta refuzuar ekzistencёn e tij. Janё dy çёshtje qё duhen thёnё prerazi. E para, ne jemi prekur nga fenomeni i radikalizmit dhe ekstremizmit tё dhunshёm. E dyta, ekstremizmi i dhunshёm nuk pёrligjet nё Islam. Teologёt kanё pёr detyrё t’ju transmetojnё mesazhet fetare besimtarёve, por edhe tё shprehin qartё pozicionin e fesё ndaj fenomeneve aktuale. Sigurisht qё teologёt kanё shumё peshё sidomos klerikёt. Çёshtja e ekstremizmit dhe radikalizmit nuk luftohet me fushata por kёrkon vijimёsi, sepse ёshtё subjekt doktrinar. Sikurse kёrkon njё prezencё argumentuese tё shtuar nё hapёsirёn publike. Elementёt ku mbёshtetet radikalizmi dhe ekstremizmi duhet tё jenё pjesё e trajtimeve dhe ligjёrimeve fetare, sidomos brenda faltoreve. Eshtё shumё i rёndёsishёm reagimi cilёsor dhe profesional, jo vetёm deklaratattё cilat tё krijojnё idenё sikur po flitet pёr ngjarje qё nuk na pёrkasin ne. Megjithёse tё pa organizuar reagimi i teologёve ka dhёnё frytet e tij. Media nё kёtё rast duhet ti kushtoj mё tepёr vёmendje prezencёs dhe komunikimit tё tyre me opinionin publik. Partneriteti me median dhe shoqёrinё civile do ta kthejё mё frytdhёnёs procesin. Mendoj se ёshtё njё sfidё qё na pёrket tё gjithёve.

Përballë sfidave globale që kanë të bëjnë me fenë, sa i aftë është lidershipi fetar KMSH në Shqipëri, për ta përballuar këtë ngarkesë?

 

KMSH nuk ёshtё nё pozitat reale pёrballjes. Deri pak kohё para se tё ndёrhynte shteti fenomeni mohohej publikisht nga pёrfaqёsues tё institucionit. Roli orientues dhe drejtues i KMSH ёshtё zbehur mjaft mё sytё e besimtarёve pёr shkak tё zhvillimeve tё brendёshme qё tregojnё sё paku mungesё stabiliteti. Institucioni nё sytё e besimtarёve duket mё shumё si njё godinёe zaptuar sesa pёrfaqёsuese. Besimtarёt thuajse nuk i njohin drejtuesit e institucionit tё cilёt kanё mungesё tё theksuar kontakti me ta. Kjo lloj mbyllje margjinalizuese nomade ka krijuar njё vakum i cili nё cdo moment mund tё zёvendёsohet nga indivitё apo grupe tё interesuara pёr tё mbjellё idetё e tyre. Humbja e autoriteti tё institucionit pёrfaqёsues nxit besimtarёt tё eksplorojnё forma e mёnyra tё tjera pёr t’ju dhёnё pёrgjithe nevojave apo pikёpyetjeve qё kanё. Kёtu rol merr interneti, rrjetet sociale, faqet fetare online tё cilat nuk kanё garanci pё mesazhet dhe idetё qё mbiellin. Nga ana tjetёr, humbja i reputacionit tё KMSH ka rritur njё individualizёm fetar tё pakontrolluar. Shfaqja e individёve pa formim fetar tё cilёt hiqen si teologё brenda institucioneve fetare jo vetёm qё mbetet njё dukuri shqetёsuese pёrtej rastit shqiptar, por sponsorizon individualizimin e formulimit tёfetares, shfaqjen e klerikёve “privatё”. Nёse fetarja/hyjnorja ёshtё çёshtja e kujtdo dhe jo e profesionistёve, ky jashtёzim pёrshtat riartikulimine fetare nisuar nga premisa laike. Kriza e mosfunksionimit tё klerit sipas kritereve profesionale dhe pёrfaqёsuese nxit transformimin e hapёsirёs fetare nё njё hapёsirё laike duke prishur ndarjen midis mondanes dhe hyjnores nё indicie pёrshtjellimesh tё mёtejshme interferuese ndёrmjet fetares dhe politikes. Kjo lloj pёrsjatje e fetarisё individuale shёnon njё riformulim fetar bazuar nё tё “vёrtetat”  individuale tё predikuara si hyjnore, tjetёrsimin e besimit si njё intimitet jo si shprehje e transhendentes.  Ky delegim i heshtёzuar/i pranuar krijon hapёsira pёr deligjitimimin e institucioneve tradicionale drejt njё sektarizmi kultik ku ideologjitё jashtё kritereve fetare shiten nёn mantelin e fesё nё shёrbim tё interesava politike, dhe grupi i kёsaj pёrkatёsie fetare ёshtё i gatshёm ti shёrbejё kёtyre ideologjive. Pёrtej  kёsaj, nё rastin tonё ndikimi i gylenistёve nё jetёn fetare jo vetёm qё ka krijuar njё çarje mes institucionit dhe besimtarёve por rrezikon tё transferojё nё Shqipёri njё tjetёr konflikt qё nё thelb nuk ka tё bёjё fare me realitetin tonё, atё midis lёvizjes Hizmet tё Fethullah Gylenit dhe shtetit turk. Implikimi i personazheve politikё e bёn mё tё lehtё kёtё lloj konformizmi. Pёr tё mos u zgjatur mё tej. Zhvillimet globale kanё njё ritёm tё shpejtё, larmi formash e qёllimesh, ne jo vetёm qё nuk po lёvizim, por jemi kthyer nё kahun e kundёrt. Kёshtu qё po ecim pёr inerci nё vorbullёn rrёmujёs, si nё njё vrimё tё zezё, pa e ditur ku do dalim.