Para se të filloni të bashkëjetoni, lexoni këto këshilla

Para se të filloni të bashkëjetoni, lexoni këto këshilla

540
0

moving-in-together2

Secila lidhje duhet të zhvillohet. Bashkëjetesa është hap shumë logjikë, nëse tashmë jeni në lidhje serioze dhe planifikoni ardhmëri të përbashkët. Në vendin tonë deri para pak vitesh, shumë rallë kemi takuar qifte të cilat bashkëjetojnë dhe nuk jan të martuar. Sot gjërat kanë ndryshuar dhe shum të rinjë vendosin që ta testonjë dashurinë e tyre me testin më te madh – Bashkëjetesën. Nëse keni vendosur që të jetoni me partnerin tuaj, duhet ta dini që muajt e parë janë më të rëndësishmit. Në këtë periudhë duhet të keni shumë kompromise. Ja disa këshilla të cilat duhet ti dini para se ta bëni këtë hap të rëndësishëm.

Që të dy duhet ta doni atë.

Nëse keni vendosur të jetoni bashk vetëm për faktin që do të paguani më pak qera, mendohuni edhe njëherë. Duhet që së bashku me partnerin të merrni vendimin dhe të jeni të përgatitur për këtë vendim.

Vendosni rregulla.

Secila shtëpi duhet ti ketë rregullat e veta. Bisedoni për ndarjen e obligimeve dhe higjienën. Nuk është e nevojshme që të keni tabelë është mirë që secili ta dijë se cilat janë obligimet e veta.

Zgjidhni problemet e vogla.

Nëse disa shprehi të tij nuk ju pëlqejnë, bisedoni për ato. Injorimi i tyre nuk ju ndihmon asgjë, sepse një ditë mbushet gota dhe për shkak të atyre do të keni grindje më të madhe.

Bëjeni vendin tuaj.

Fakti që e keni të njejtën adresë nuk do të thotë që duhet të jeni tërë kohën me njeri tjetrin. Që të dy ndonjëherë do të keni dëshirë që të jeni vetëm, prandaj bëjeni nji hapsirë tuajën në të cilën do të ndiheni mirë dhe komod kur jeni vetëm.

Pregadituni për probleme.

Si të gjitha lidhjet, ashtu edhe bashkëjetesa ka anët e saj pozitive dhe negative. Pregatituni që do të keni edhe ditë të vështira, kur do ta injoroni njëri – tjetrin. Por kjo nuk do të thotë që duhet menjiherë ti paketoni valigjet dhe të largoheni.

Planifikoni ndeja .

Kur bashkjetoni është e vërtetë që do të kaloni shumë kohë bashk, por mos harroni të argëtoheni si më parë. Zgjidheni një ditë në javë kur ai do të takohët me shokë ndërsa ju mblidhi shoqet në shtëpi dhe argëtohuni si më parë.