Njihuni me japonezin 112 vjeç, burrin më të vjetër në botë

Njihuni me japonezin 112 vjeç, burrin më të vjetër në botë

432
0

Një japonez 112 vjeçar është kurorëzuar burri më i vjetër në botë.

Chitetsu Watanabe nga Nigata sot u konfirmua zyrtarisht nga libri i rekordeve Gines si burri më i vjetër në botë me 112 vjet dhe 344 ditë. Ai lindi në 5 mars 1907, si fëmija i parë nga tetë.

Chitetsu u shpërngul drejt Taivanit për 18 vjet, ku rriti kallam sheqeri, para se të shërbente në ushtri në fund të luftës së Paqësorit në 1944.

Ai u kthye në Nigata me të shoqen Mitsue dhe katër fëmijë të vegjël gjatë një kohe të vështirë në historinë japoneze.

Gruaja e djalit të Chitetsu thotë: “ Ai më ka treguar se sa e vështirë ka qënë të siguroje ushqimin. Jetesa në këto kushte me 4 fëmijë të vegjël duhet të ketë qënë e tmerrshme.”

Chitetsu , pas daljes në pension në 1974 ngriti një fermë një hektarë pranë shtëpisë së familjes së bashku me djalin e tij. Për 38 vitet në vazhdim, deri kur Chitetsu arriti moshën 104 vjeçare, ata kultivuan patate, domate, luleshtrydhe dhe kumbulla.

Chitetsu gjithashtu u kujdes për më shumë se 100 pemë bonsai, të cilat i paraqiti në një ekspozitë në 2007.

112 vjeçari tregon se të ëmblat janë të preferuarat e tij dhe sheqeri kaf është ajo që ai pëlqen më shumë. Por pas rënies së dhëmbëve të tij Chitetsu mund të hajë vetëm ëmbëlsira si puding, mousse çokollate, apo gatime të tjera që nuk kërkojnë përtypje.

Tani ai jeton në një azil dhe nuk është më aq aktiv sa më parë. Aktivitetet e tij përfshijnë ushtrime, origami, kaligrafi dhe matematikë. Kur e pyetën për sekretin e jetëgjatësisë, ai tha: “Mos u inatos dhe buzëqesh gjithmonë.”

 

Titulli që ai ka marrë më parë i përkiste Jiroemon Kimura, japonezit 116 vjeç dhe 54 ditë, i cili ndërroi jetë në 12 qershor 2013. Gruaja më e vjetër në botë është Kane Tanaka, e cila bëri 117 vjeç në janar.