“Braçe” i pyetur gazetari nëse posti i tij do t’i besohet ministrit për Rindërimin, Arben Ahmetajt, ka reaguar ashpër madje edhe e ka ‘kërcënuar’.
TIRANË– Një teori konspirative po qarkullon në rrjet dhe ka hedhur disa hije ndryshimi në kabinetin e kryeministrit Edi Rama. Në ambientet e “Top Channel”, gazetari i politikës, Muhamed Veliu ka bërë një video me aktorin Rezart Veleshnja, i cili është i njohur për imitimin e zv.kryeministrit, Erion Braçe.
“Braçe” i pyetur gazetari nëse posti i tij do t’i besohet ministrit për Rindërimin, Arben Ahmetajt, ka reaguar ashpër madje edhe e ka ‘kërcënuar’.
Muhamed Veliu: Zoti zv.kryeministër do të vijoni të qëndroni në detyrë apo posti i juaj i është besuar Arben Ahmetajt nga kryeministri Rama?
Rezart Veleshnja a.k.a Erion Braçe: Në radhë të parë njëherë këto janë llafe rugësh, po edhe sikur të vij Beni unë jam aq i egër sa e gris dhe e haj si një mace. S’ka shanse që të vijë Ben Ahmetaj. Mos bëj gafë ëë se e di çfarë të bëj apo jo? Të ha ë!
Të jetë e vërtetë vallë apo gjithçka është në kuadrin e një shakaje?