Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rusi , ku një stadium prej akulli i hokejit u shemb, duke i marrë jetën një punëtori.
Ngjarja ndodhi Shën Petersburg, ndërsa viktimë mbeti Matvey Kucherov, 29-vjeç, i cili humbi jetën nën rrënoja, pa mundur të ngjitej në vinç, ndërsa struktura shembej.
Skena e tmerrshme u kap nga një dron, ndërsa tragjedia ndodhi kur punëtorët ishin duke pastruar stadiumin.