U padit nga Edi Rama, Ylli Rakipi në gjykatë: Kryeministri foli si...

U padit nga Edi Rama, Ylli Rakipi në gjykatë: Kryeministri foli si gjyqtar, është rast unikal. Le të vijë në gjyq të përballet

497
0

Kryeministri Edi Rama ka paditur në gjykatë gazetarin Ylli Rakipi për fyerje dhe shpifje në dëm të tij.

 

Rakipi në dalje të Gjykatës së Tiranës, ku u përball me dy akuzat e ngritura nga Rama, i ka bërë ftesë kryeministrit që të shkojë vetë në gjykata të përballet me të dhe jo të dërgojë avokatët përfaqësues.

 

Gazetari më tej thotë se ka një të re në këto procese gjyqësore dhe sipas tij është fakti që Rama ka përsëritur se do të fitojë të 60 paditë që ka ngritur, duke folur si të ishte gjyqtar.

 

“Jam në gjyq me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, ka një të re të rëndësishme në këto procese gjyqësore, është një nga ngjarjet më unikale, pasi Edi Rama tha se do të fitojë të 60 gjyqe që ka ngritur.

 

Dmth foli si të ishte gjyqtar me siguri që do t’i fitonte të gjitha. Gjykatat shqiptare nuk janë të vetmet, shumë shqiptarë kanë kërkuar të drejtën e tyre në Gjykatat ndërkombëtare, unë i kërkoj atij që të vij këtu në gjyq dhe të përballet, dhe jo të sjellë avokatët që kanë vendosur në shumë raste dhe se kush do të jetë trupa gjykuese.

 

Njerëzit e mi do t’iu shpërndajnë një video ku kryeministri shprehet i bindur se do ti fitojë të gjitha gjyqet. Unë kam dy procese me kryeministrin, akuzohem se kam fyer kryeministrin Rama, ndërsa ai vetë i fyen gazetarët nga mëngjesi në darkë”, u shpreh Rakipi për median në dalje të gjykatës.