Merkel në takimin me Ramën: Ne duam hapje të negociatave për Shqipërinë

Merkel në takimin me Ramën: Ne duam hapje të negociatave për Shqipërinë

408
0

Kancelarja gjermane Angela Merkel para takimit me kryeministrin Edi Rama ka deklaruar se do të dëshironte hapjen e negociatave në mars.

 

Sipas Merkel, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë aritur shumë dhe duhet të marrin meritën e tyre.

 

‘Mbi të gjitha, ne duam të arrihet një marrëveshje në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Europian për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të dyja vendet kanë arritur shumë. Ne do të punojmë tani që këto arritje të marrin meritën e tyre me një rezultat në mars’, tha Merkel.

 

Nga ana tjetër kryeministri Rama ka postuar disa foto, ku e falenderon Merkelin. ‘Danke Angela (Faleminderit Angela)’, shkruan ai.

 

Kujtojmë që takimi i kancelares ka nisur rreth një orë më parë dhe ndër të tjera është diskutuar rreth Programit të Rindërtimit si dhe për vendimet që mund të merren në Konferencën e Donatorëve, ku kryeministri shpreson për një fond të konsiderueshëm që do t’i dhurohet Shqipërisë për të përballuar dëmet që ka shkaktuar tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit.