Brazil, 44 të vdekur si pasojë e përmbytjeve, sasia e reshjeve më...

Brazil, 44 të vdekur si pasojë e përmbytjeve, sasia e reshjeve më e madhja e 110 viteve të fundit

420
0

 

Ka shkuar në 44 të vdekur, 19 të zhdukur, 12 të plagosur dhe pothuajse 17 mijë të mbetur pa shtëpi bilanci i stuhisë së fuqishme që ka goditur prej të enjtes shtetin brazilian jug-lindor të Minas Gerais, duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu.

 

Lajmin e kanë bërë me dije dje autoritetet lokale. Instituti meteorologjik kombëtar ka folur për reshjet më të larta të shiut që nga fillimi i matjes së nivelit të reshjeve 110 vjet më parë.

 

Shirat nga dje kanë filluar të rrallohen. Presidenti i vendit Jair Bolsonaro, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Indi, ka siguruar qytetarët e tij që qeveria do bëjë gjithçka për të të përballuar këtë situatë.