Përse është e rrezikshme të përdorni iPhone ose Samsung të vjetër?

Përse është e rrezikshme të përdorni iPhone ose Samsung të vjetër?

607
0

Përdorimi i një aparati të vjetër celular mund të përbëjë rrezik për ju. Ky është paralajmërimi që japin ekspertët për të gjithë ata që përdorin iPhone ose Samsung të vjetër, apo çdo lloj tjetër celulari me platformën Android.

 

Bëhet fjalë për ata celularë të cilëve u është hequr mbështetja nga kompania, pra atyre të cilëve nuk u përditësohet software.

 

Por në çfarë forme jeni të rrezikuar? Ekspertët e teknologjisë thonë se ata persona të cilët përdorin këto pajisje të vjetra, rrezikohen nga sulmet e hakerave. Për shkak celularë të tillë nuk kanë më mbështetjen e kompanisë së tyre, siguria është më e ulët.

 

Hakerat e kanë më të lehtë të ndërhyjnë në pajisjen tuaj dhe të vjedhin informacione me vlerë, sikurse janë të dhënat tuaja personale, foto apo video, por edhe llogaritë bankare nëse i keni të hapura në aparatin tuaj.

 

Kompanitë e mëdha, si Apple apo Samsung, ndërpresin rregullisht mbështetjen për pajisjet e vjetra, pasi jo të gjithë celularët azhornohen me sistemin më të fundit operativ. Këto pajisje të vjetra, hakerat i shikojnë si objektiva të lehtë dhe i sulmojnë në mënyra të ndryshme, thonë ekspertët. Prandaj ata këshillojnë që të blini aparate celulare sa më të reja.