Kryeministri Rama reagon për tërmetin 6.8 ballë të shkallës richter që goditi Turqinë mbrëmjen e sotme, dhe ka shkaktuar deri tani 15 të vdekur e mbi 300 të plagosur.
Rama shkruan se në këto momente të vështira populli shqiptar është pranë popullit mik turk.
“Shumë e trishtueshme fatkeqësia që ra mbi Turqinë mike prej një tërmeti të rëndë, ku janë shënuar edhe jetë të humbura! I jemi pranë popullit turk dhe lutemi që Zoti t’u japë autoriteteve të vendit dhe Presidentit @RTErdogan të gjithë forcën për ta përballuar këtë tragjedi”, shkruan Rama.