Kategoria e Parë, Grupi A/ Kryesuesit në transfertën e Pukës, sfidë delikate...

Kategoria e Parë, Grupi A/ Kryesuesit në transfertën e Pukës, sfidë delikate për Besëlidhjen

360
0

Pas pauzës njëmujore, ditën e sotme do startojë edhe Kategoria e Parë. Në Grupin A, kryesuesit e Kastriotit udhëtojnë në transfertën e Pukës, teksa sfidojnë Tërbunin. Krutanët kërkojnë të ruajnë diferencën prej pesë pikësh me ndjekësit më të afërt e të sigurojnë sa më shpejt rikthimin në elitën e futbollit shqiptar, megjithatë Tërbuni lufton për mbijetesën, ndaj ndeshja konsiderohet nga ato delikatet.

Ndërkohë, Besëlidhja e vendit të dytë dhe që është në garë me Kastriotin për kreun e renditjes, luan gjithashtu në transfertë. Kalendari i rezervon lezhjanëve ndeshjen përballë Veleçikut, i cili është në pozita të vështira në klasifikim.

Mirëpo, Besëlidhja kërkon të shmangë hapat fals për të mos humbur terren ndaj Kastriotit. Një tjetër sfidë interesante është ajo mes Burrelit dhe Erzenit. Aktualisht, dy skuadrat janë pranë njëra-tjetrës në renditje, teksa shijakaset kanë një avantazh të lehtë me një pikë. Ndërkohë, Dinamo zbret nesër në fushë për ndeshjen me Egnatia.

Ndërkaq, për t’u theksuar se ekipi i Korabit është pushim në këtë javë teksa i duhej të përballej me Shkumbinin, por për shkak të dënimit të peqinasve, tashmë i mbetet të përgatiten për ndeshjen e ardhshme të kampionatit. /Egi Çabeli-VipSport.al/

Ndeshjet, Kategoria e Parë/ Grupi A

13:00 Tërbuni-Kastrioti

13:00 Veleçiku-Besëlidhja

13:00 Burreli-Erzeni