LAJM I FUNDIT/ U filmua duke pirë kokainë në lokal, SPAK nis...

LAJM I FUNDIT/ U filmua duke pirë kokainë në lokal, SPAK nis hetimet për kryebashkiakun Alla

429
0

 

SPAK ka nisur procedim penal për kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla pasi u publika një video në të cilën shfaqet kryebashkiaku duke konsumuar lëndë narkotike në ambientet e një lokali.

 

Alla ka reaguar mbrëmjen e djeshme pas publikimit të videos ku pretendohet se ai shfaqet duke pirë kokainë, dhe ka sulmuar Partinë Demokratike duke thënë se po bashkëpunon me grupe biznesi dhe grupe kriminale për ta shantazhuar atë.

 

Kryebashkiaku e quan videon montazh, por nuk paralajmëron kundërpërgjigje me padi në gjykatë si ndaj PD apo ndaj gazetarit Artan Hoxha që e publikoi videon.

 

Videoja e plotë u publikua nga gazetari investigativ Artan Hoxha i cili tha se i ka bërë të gjitha verifikimet që duhet të bëjë një gazetar përpara se ta publikonte videon. Hoxha gjithashtu tha se ka qenë nën presion me forcë dhe para për të mos e publikuar videon e plotë.