“U dashka dhe vajza”, Bieta Sulo shtatzënë për herë të dytë? Flet...

“U dashka dhe vajza”, Bieta Sulo shtatzënë për herë të dytë? Flet moderatorja

475
0

Moderatorja Bieta Sulo, ka shprehur hapur në studion e saj “Ftesë në 5”, dëshirën për t’u bërë nënë  për herë të dytë. Në një bisedë me të ftuarat në studio, rreth fëmijëve, moderatorja nuk ka nguruar të pyesë publikun, nëse duhet të nisë një fëmijë të dytë.

 

Publiku kanë pohuar një zëri që Bieta duhet t’ja bëjë Kroit një motër, dhe mesa duket kjo qenka në planet e afërta të moderatores.

 

“U dashka dhe vajza! Ja ta mendojmë, ndoshta 2020 nuk dihet çfarë sjellë,”- është shprehur moderatorja, Bieta Sulo.

 

 

Alban Dudushi është baba i një vajze nga martesa e parë, me të cilën moderatorja, Bieta Sulo ka një marrëdhënie shumë të mirë. Sëbashku me Dudushin ata kanë një djalë, Kroi Art dhe nuk është habi, që të jenë duke planifikuar një fëmijë të dytë!