Ishin ditë shumë të vështira: Almeda tregon dhimbjen që provoi kur i...

Ishin ditë shumë të vështira: Almeda tregon dhimbjen që provoi kur i biri hyri në operacion

402
0

Ajo ka folur për ndërhyrjen që iu desh t’i nënshtrohej vogëlushi i saj, Efehan, dy muaj mëparë. Duke folur për të, Almeda s’i ka mbajtur dot lotët.

 

“Kalova ditë shumë, shumë të vështira. Kishte një kist, unë nuk e dija që edhe bebeve mund t’i ndodhte. Vura re një ënjtje, thashë me vete ‘Çfarë është kjo?’ dhe ia tregova Tolgës. Më thonin nuk është asgjë, por mua më ngeli mendja aty. E çova djalin tek mjeku dhe më thanë që ishte një kist i vogël.

https://youtu.be/hjZ2PXOfcbw

 

U shokova! Doktori tha që nuk është shumë e rëndësishme, me një operacion e heqim. Operacion thashë? Ai është akoma i vogël”- tregoi Almeda e përlotur. Drejtuesja e programit e pyeti se si u ndje kur i vogli hyri në sallën e operimit, por Almeda mes lotësh i kërkoi të ndërronin temë.