Del emri i autorit që ekzekutoi 28-vjeçarin në Astir, flasin familjarët e...

Del emri i autorit që ekzekutoi 28-vjeçarin në Astir, flasin familjarët e të riut. Zbardhet sherri që kishin dy shokët

445
0

 

Zbulohet emri dhe mbiemri i personit që policia ka shpallur në kërkim si ekzekutori i Vilson Tafçiut, vrasja që tronditi Astirin mbrëmjën e të hënës.

 

Ai quhet Noel Dishi. Sakaq, më herët policia bëri me dije inicialet e tij N.D dhe rezulton se ai përdorte 3 identitete.

 

Noel Dishi është nga Dibra dhe banues në Sukth.

 

Ai ka qenë shok me viktimën dhe kanë qenë bashkë madje edhe në Francë dhe Zvicër, raporton News24.

 

Policia ka marrë në pyetje familjarët e autorit të dyshuar në Sukth të cilët kanë thënë se Vilsonin e njihnin si shok të djalit dhe se shkonte shpesh në shtëpinë e tyre.

 

Po kështu familjarët kanë deklaruar se prej më shumë se 2 javësh mes Vilson Tafçiut dhe Noel Dishit ka ndodhur një zënkë që ka prishur miqësinë por motivin e saj nuk e dine. Prindërit kanë pohuar se me të birin nuk janë takuar që një ditë para se të ndodhte vrasja.