Pse e diela është dita e preferuar e çifteve për sherre dhe...

Pse e diela është dita e preferuar e çifteve për sherre dhe kriza

571
0

 

 

Nëse shihni të shkuarën e historive tuaja sentimentale ndoshta do të kujtoheni se pjesa më e madhe e krizave, ndarjeve dhe sherreve tuaja kanë ndodhur të dielën. Duhet ta dini që nuk ju ndodh vetëm ju kështu. Edhe studimet thonë se e diela është dita e javës në të cilën çiftet shpërthejnë më shumë: ja pse…

 

Ndani të njëjtat hapësira

Të dielën nuk shkohet as në zyrë as në shkollë. Rezultati? Duke ndenjur në shtëpi ndahen të njëjtat hapësira. Rutina dhe mërzia dihet që s’sjellin asgjë të mirë. Dhe gjithë stresi i përplaset partnerit në fytyrë

 

Koha e së dielës është ndryshe

 

 

Për shkak të mungesës së angazhimeve, takimeve dhe afateve që përcaktojnë ditën, koha e së dielës është ndryshe nga pjesa tjetër e javës. Duket më e gjatë dhe kjo ngadalësi kronike perceptohet në mënyrë tjetërsuese e cila çon në shfaqjen e armikut më të madh të mirëqenies: ankthit.

Shkohet për pazare për shtëpinë

 

Janë takime të rregullta të shumë çifteve që janë ‘adhurues të diznajit smart dhe demokratik’–të dielën shkohet në një dyqan për arredimin e shtëpisë. Stresi i të zgjedhurit diçka me detyrim, përplasjet me partnerin për këtë zgjedhje, mund të bëhen burim mosmarrëveshjesh.

Për të mos përmendur kthimin në shtëpi me bagazhin e makinës plot mobilje…

 

Vizitat e vjehërrve dhe miqve të tij/saj

 

 

Vizitat jo të mirëpritura janë gjithashtu një tjetër temë e nxehtë e së dielës.  Në ditën tuaj të pushimit nuk do të donit të dëgjonit zilen, sidomos nëse pas derës janë miqtë ose familjarët e partnerit. Këto vizita mund të përkeqësojnë humorin e asaj dite. Dhe të shkaktojnë ndonjë grindje sapo mysafiri të ketë kthyer krahët.

 

Nuk ka impenjime dhe afate për t’u plotësuar

 

 

 

Çuditërisht, në ditën kur duhet t’i shijonim gjërat ngadalë, përkundrazi, mendojmë për afate, takime, punë që na presin. Pse? Ndoshta për të mos menduar për ato që s’shkojnë me jetën tonë. Përfshirë edhe marrëdhëniet. Të dielave qetësia është aq e madhe sa ne shqetësohemi për ditën e hënë dhe të gjitha shqetësimet që na presin. Si çdo rreth vicioz, edhe ky labirinth i anktheve ushqehet duke çuar në një nervozizëm e konflikte sidomos në mbrëmje.

 

 

Ka më shumë kohë për t’u menduar

 

 

 

Përveç faktit që mendja mund të përjetojë mendime negative  dhe ankth, një tjetër arsye për grindjet në çift të dielën është vetë fakti i të menduarit. Duke mos pasur asgjë për të bërë, mendimet përzihen dhe shpesh shkojnë tek partneri (me të cilin përballemi për shkak të hapësirave që jemi të detyruar të ndajmë).

 

Kështu fillojmë të vërejmë një mënyrë të caktuar të të folurit që është e padurueshme për ne. Por mbi të gjitha fillojnë një seri ‘pse-sh’? Pse ndenja me ty? Pse s’ndihem rehat? Pse po na shkojnë gjërat keq?

 

Heshtja që mbizotëron të dielën

 

 

Mendimet që i ushqejmë vetes shkojnë paralalelisht me heshtjen. E diela është dita e javës kur ajo mbretëron më së shumti dhe duhet të jetë diçka e mirë. Në vend të kësaj ndodh që heshja na vë në siklet. Pse? Sepse në jetën e sotme neurotike nuk jemi mësuar pa ‘bip-et’ e ËhatsApp apo njoftimeve të tjera dhe kur ato ulen, vigjilenca jonë shoqërohet me ankth dhe stres.

 

Shpesh nuk na ka dalë pija e së shtunës mbrëma

 

Kujdes mos e ekzagjeroni të shtunën me pijet: ditën tjetër do të jeni nervoz, jo rehat dhe me një dhimbje koke, simptoma jo të përshtatshme për bashkëjetesë, prandaj ndodh që të bëhen shkak për sherr.

 

‘Sunday Blues’

 

Edhe të ashtuquajturat ‘Sunday Blues’ nuk i bëjnë mirë çiftit. Bëhet fjalë për një melankoli që nis rreth orës 16.00 të pasdites dhe vazhdon deri në mbrëmje. Arsyeja? Ne shqetësohemi që fundjava  otë përfundojë dhe në fakt e shkatërrojmë atë me duart tona (pasi nuk ka përfunduar, por tashmë ndihemi të projektuar në ditën e hënë).

 

Në fundjavë mund të ndeshemi me ish-at dhe dashuritë e vjetra

 

Në fund, është parimi i përsosur i armikut numër një:  ishi. Të shtunave është më e lehtë të takosh dashuritë e vjetra dhe ish-in nëpër qytet se sa ditët e tjera të javës. Dhe ndonjëherë takimi me dikë me të cilin kemi kaluar momente  pasiononte, mund të na çojë tek krahasimi me historitë e tanishme.  Nëse keni edhe ju kriza të të dielave, duhet të ketë një arsye, nuk mendoni kështu?