Policia e Sarandës ka shoqëruar nënën 41-vjeçare, e cila dhunonte në mënyrë çnjerëzore vajzën e saj të mitur.
Video e nënës duke dhunuar vajzën 13-vjeçe u publikua mbrëmjen e sotme në një emision investigativ.
“Menjëherë pas transmetimit të pamjeve, policia e Sarandës thotë se ka shoqëruar shtetasen me iniciale E.M, 41- vjeçe, banuese në Sarandë”, njoftojnë blutë e Sarandës.
Njoftimi i policisë:
Në lidhje me rastin e publikuar mbrëmjen e sotme në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku bëhej fjalë për dhunë e ushtruar nga mamaja ndaj vajzës së saj të mitur, menjëherë Policia ka bërë shoqërimin e shtetases E.M., 41 vjeçe, banuese në Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Sarandës, vijojnë veprimet për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave në lidhje me rastin konkret.