Transgjinorja Anxhela tregon si u përdhunua në moshën 10 vjeç nga burri i sanetares në spital.
Në emisionin “ThumbON” transgjinorja Anxhela, teksa është shfaqur e transformuar me “look” të ri, ka rrëfyer një histori të errët në jetën e saj, kur u përdhunua nga burri i sanetarës në moshën 10-11 vjeç, në spitalin ku kuroheshe.
“Në moshën 10-11 vjeç u përdhunova nga burri i një sanitare në spital. Në oborrin e spitalit ishte një burrë përball meje me një pako biskota të mbështjella me letër, më mori në shtëpinë e vetë dhe mbylli derën. Duke ngrënë biskotat më ka qëlluar me diçka mbrapa dhe humba ndjenjat. Më kanë gjetur përmbys dhe pizhamat ishin bërë me gjak. Doktorët zbuluan se isha përdhunuar. Sanitarja u nda nga ai dhe nga marazi i dha fund jetës”, përfundon Anxhela.