Uji është një nga gjërat më të mira që mund t’i japim trupit tonë. Ai nxit tretjen, metabolizmin, hidraton dhe ka zero kalori. Shtimi i disa përbërësve të tjerë në ujin tuaj mund të rrisë përfitimet e tij shëndetësore. Një limon mund t’i japë një aromë agrumesh ujit tuaj pa shtuar kimikiate të padëshiruara. Eksperimentoni me ujin tuaj, shtoni bimë, perime dhe fruta për t’i rritur përfitimet dhe shijen.
Më poshtë do të lexoni për 7 mënyra që përmirësojnë tretjen dhe pastrojnë trupin:
Gjethe të freskëta menteje
Shtimi i gjetheve të freskëta të mentes në ujin tuaj mund të përmirësojë rrjedhën bilare dhe të përmirësojë funksionin e gjëndrave të pështymës. Gjethet e mentes përmbajnë komponentë që prodhojnë enzima tretëse. Këto enzima tretëse ndihmojnë në absorbimin e vitaminave dhe lëndëve ushqyese në ushqime. Gjethet e mentes gjithashtu përmbajnë përbërës që qetësojnë stomakun.
Limon dhe lime
Limoni dhe lime janë të pasura me vitaminë C që forcojnë sistemin imunitar dhe largojnë radikalet e lira në trup. Ato janë gjithashtu të shkëlqyera për tretjen dhe prodhimin e enzimave tretëse. Shtrydhni gjysmën e limonit ose lime-s në ujin tuaj ose shtoni disa feta në ujë.
Uthull molle
Mund të duket e çuditshme , por shtimi i dy lugë uthull molle në shishen tuaj të ujit mund të largojë toksinat nga trupi, të përmirëojë tretjen dhe metabolizmin. Mund të ndihmojë gjithashtu për një pH të balancuar për trupin tuaj.
Kanella
Kanella njihet për përfitimet dhe aromën e saj. Nëse shtoni një shkop kanelle në kanën tuaj të ujit, përmirësoni qarkullimin e gjakut, tretjen, metabolizmin dhe reduktoni nivelet e sheqerit në gjak.
Xhinxher
Xhinxheri njihet për qetësimin e problemeve të stomakut dhe tretjes. Ai përmban veti anti-inflamatore dhe antivirale të cilat ndihmojnë në përmirësimin e qarkullimit dhe parandalimin e kancerit. Prisni pak xhinxher të freskët dhe shtojeni në ujin tuaj. Lëreni gjithë natën në mënyrë që uji të absorbojë gjithë nutrientët.
Feta kastraveci
Fetat e kastravecit mund t’i japin një shije të freskët ujit. Largojnë toksinat dhe përmirësojnë sistemin tretës. Kastravecët janë të pasur me fibra dhe antioksidantë.
Karafil
Karafilat gjejnë përdorime të ndryshme në mjekësinë tradicionale. Shtimi 2-3 kokrrave karafil në ujë mund të zgjidhë shumë probleme me tretjen dhe të mbrojë stomakun nga parazitët. Bëjeni si zakon të pini ujë çdo një orë në mënyrë që të jeni të hidratuar.