Të shtëna me armë në një lokal, 2 të vdekur dhe 5...

Të shtëna me armë në një lokal, 2 të vdekur dhe 5 të plagosur

411
0

 

Lokali ne San Antonio ku mbeten te vrare 2 persona

Ka përfunduar me pasoja të rënda një grindje mes klientëve në një bar në Ventura, San Antonio.

 

2 të vdekur dhe 5 të plagosur është bilanci i kësaj grindje, pasi një person nxori armën dhe qëlloi mbi klientët.

 

Një 21 vjeçar vdiq brenda lokalit, ndërsa një person i dytë u dërgua në gjendje kritike për jetën në spital, por pa arritur të mbijetonte.

 

5 të plagosurit po marrin trajtimin e duhur në spitalet e zonës

 

Autori i ngjarjes nuk është identifikuar ende, por policia po punon për zbardhjen e identitetit dhe arrestimin e tij.

 

“Ne po punojmë për këtë, jam i sigurt se do ta identifikojmë individin dhe do ta kemi atë person në burg së shpejti,” tha McManus, shefi i policisë.