Ernesto Valverde i ka ndarë rrugët me Barcelonën dhe Quique Setien është trajneri i ri i ekipit të Lionel Messi
Ish trajneri i Real Betisit është lidhur me Blaugranan disa herë viteve të fundit pasi që ai ka të njëjtën filozofi të futbollit që ka skuadra katalunase.
“Barcelona dhe Quique Setien kanë arritur marrëveshje që të jetë trajner i skuadrës së parë deri më 30 qershor 2022”, thuhet në deklaratën zyrtare të klubit.
Setien ka shprehur admirimin e tij për atë që prezanton Barcelona, që fokusohet në stilin e tyre sulmues në futboll.
Karriera e tij si trajner ka filluar më 2001 në Racing Santander, ku ai udhëhoqi skuadrën për promovim në La Liga.