Vrasja e Enkeleda Çapokut në Paskuqan nga kunati i saj Eredet Çapoku ka tronditur vendin.
Mësohet se para dy vitesh Enkleda dhe kunati i saj jetonin së bashku në një shtëpi me qera. Ndarja në shtëpi të ndryshme ka sjellë më pas edhe konflikte mes tyre. Sipas nënës së vajzës ata e larguan Eredetin sepse merrej me drogë.
E reja është kërcënuar për një kohë të gjatë nga kunati, i cili e përndiqte kudo që pasi bashkëshorti i saj përfundoi në burg me 10 vite, për drogë. Madje shtëpinë e kishte marrë në të njëjtën lagje me viktimën për ta vëzhguar në çdo hap.
30 vjeçarja e ka denoncuar në polici dhe ka marrë urdhër mbrojtje ndaj tij, por as kjo s’e ndaloi që ti afrohej. Përkundrazi pas denoncimit të Enkeledës ai u acarua dhe më shumë, derisa arriti të kryejë këtë akt makabër duke e prerë me thikë ne mes të natës.
Nëna e saj e cila ka qenë e pranishme mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e vazjës së saj, e ka parë të gjithë skenën dhe tregon se kunati e ka prerë me thikë nga hunda te goja, si dhe i ka prerë damarët e dorës.
Enkeleda nuk ka mundur tu rezistojë plagëve dhe ka ndërruar jetë mkenjëherë. Pasi është dërguar në spital ajo nuk merrte më frymë.