Vranë djalin e tezes së Fatmir Haklajt, kush është pronari i disa...

Vranë djalin e tezes së Fatmir Haklajt, kush është pronari i disa bizneseve (DETAJET)

378
0

Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi me armë zjarri i mbrëmjes së djeshme në Tropojë.

 

Mësohet se viktima është Guxim Gjuriqi, 47 vjeç, djali i tezes së Fatmir Haklajt, një nga të akuzuarit për vrasjen e Azem Hajdarit.

 

Ai ishte pronar i një lokali në rrugën e spitalit dhe i një karburanti në Bajram Curr, para të cilit edhe e vranë.

 

Sakaq, bëhet me dije se Gjuriqi njihej si një person i qetë dhe pa probleme në lagjen ‘Partizani’ ku jetonte.

 

Ndërkohë bëhet me dije se policia po vazhdon punën për kapjen e autorit dhe zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.