Është gjetur e djegur një makinë tip ‘Ford Fiesta’ në fshatin Golaj të Hasit.
Dyshohet se makina e gjetur i përket autorit që ekzekutoi Guxim Gjuriqin mbrëmjen e djeshme në Tropojë.
Ndërkohë policia dhe dy grupe të FNSH, po vazhdojnë kontrollet dhe krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Kujtojmë që viktima 47 vjeç, është djali i tezes së Fatmir Haklajt, një nga të akuzuarit për vrasjen e Azem Hajdarit.
Gjuriqi ishte pronar i disa bizneseve në Bajram Curr si një lokal dhe një karburant. Gjithashtu njihej si një person i qetë dhe pa probleme në lagjen ‘Partizani’ ku jetonte.