Sulmi ndaj ambasadës malazeze në Beograd, reagon Pacolli: Nuk na duhet një...

Sulmi ndaj ambasadës malazeze në Beograd, reagon Pacolli: Nuk na duhet një Iran i dytë në Ballkan

503
0

Ministri i Jashtem ne detyre i Kosoves, Behgjet Pacolli

Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas incidentit diplomatik dhe dhunës ndaj Ambasadës së Malit të Zi në Beograd nga ekstremistë serb.

 

Me anë të një postimi në rrjetin social twitter, Pacolli e ka dënuar këtë akt dhune si dhe ka theksuar se Beogradi nuk duhet të bëhet si Bagdadi transmeton newsbomb.al.

 

Ndër të tjera ministri i Jashtëm i Kosovës ka deklaruar se Serbia nuk duhet të nxisë sulme ndaj misioneve diplomatike si Irani pasi nuk nevojitet një kopje e Iranit në Ballkan.

 

Postimi i plotë:

 

Dënojmë aktin e flamurit të përdhosur malazez në Ambasadën e Malit të Zi në Beograd.

 

Sulmi ndaj një misioni diplomatik është absolutisht i papranueshëm. Beogradi nuk duhet të bëhet Bagdad.

 

Serbia nuk duhet të jetë si Irani që nxit sulme ndaj misioneve diplomatike. Nuk kemi nevojë për një kopje të Iranit në Ballkanin Perëndimor.