A e dini se një e treta e botës nuk e festojnë...

A e dini se një e treta e botës nuk e festojnë Vitin e Ri? Ja pse ndodh dhe arsyet e çuditshme.

466
0

Data 1 janar konsiderohet si dita botërore e Vitit të Ri, por gati një e treta e botës nuk e feston Vitin e Ri në këtë datë.

Në Kinë viti i ri festohet sipas kalendari kinez që varion mes 21 janarit dhe 20 shkurtit. Sipas këtij kalendari çdo viti i ri merr emra kafshësh si viti ‘majmunit të zjarrtë’, Viti i Dragoit, Viti i Gjelit, i Gjarprit e më gjerë. Viti 2018 për kinezët emërtohet si Viti i qenit.

Në Tajvan, Viti i Ri kinez festohet me një rit më thjeshtuar duke u lutur tek disa balona që më pas lëshohen në qiell. Për Kurdët, Viti i Ri festohet në muajin mars dhe me ritin e kapërcimit të zjarrit. Ata besojnë se ky ritual u jepe më shumë forcë dhe largojnë keqen.

Viti i Ri tibetian është mes muajit janar dhe mars. Data e vitit përcaktohet sipas një kalendari që bëjnë murgjit. Në këtë ditë, murgjit maskohen për të larguar shpirtrat e këqij.

Në Etiopi, viti i ri festohet sipas kalendarit kopt përgjatë muajit shator.

Në pjesën më të madhe të Perusë, Viti i Ri festohet më 24 qershor, sipas kalendarit të inkasve. Duke ruajtur ritualet tradicionale njerëzit i bëjnë dhurata perëndisë së diellit. Viti i Ri në Tajlandë festohet në muajin prill. manifestimet më të mëdha bëhen në Bangkok, ku festohet duke u spërkatur me ujë nga elefantët.

Nepal Ri nepalez që është në mes të prillit, festohet duke bërë një pircing në gjuhë. Kjo konsiderohet si një sakrificë njerëzore për zotin e tyre, Shiva.