“Dha shpirt në duart e mia” Kastro Zizo rrëfen momentin prekës kur...

“Dha shpirt në duart e mia” Kastro Zizo rrëfen momentin prekës kur humbi mamanë

550
0

Kastro Zizo është pa diskutim një ndër artistët më kontraversialë të showbiz-it shqiptar, i cili arrin të shkaktojë bujë në çdo dalje të tij publike. I bërë i njohur fillimisht me këngën ”Ia ke fut plako”, e cila u kthye një këngët më hit dhe shprehi e përditshme për brezin e viteve 2000, Kastro ka vazhduar karrierën solo mes muzikës dhe televizionit. Vetëm pak ditë më parë, ai mori pjesë në edicionin e 58 të Festivalit të Këngës në RTSH me këngën “Asaj”, një dedikim shumë i ndjerë për mamanë e tij, që është ndarë nga jeta në 2017-n.

 

Shpeshherë përmes postimeve në rrjetet sociale këngëtari nuk ka nguruar të shprehë mallin për mungesën e saj. I ftuar ditën e djeshme në “Po Culture” foli pse kënga e tij nuk kaloi në finale, si dhe rrëfeu disa nga prapaskenat e asaj që ndodhi në Pallatin e Kongresve, por ajo që pikëlloi zemrat të gjithëve ishte rrëfimi i tij mbi vdekjen e së ëmës.

 

“Në fakt nuk është shumë e mirë për ta thënë sepse nuk jam rasti i parë në botë. Për fatin tim shumë të keq ime më dha shpirt në duart e mia dhe ishte një gjë që më bëri vërtetë të lëngoja. Se është shumë e poshtër kjo punë e njeriut që gjithmonë është i predispozuar që memoria të kujtojë gjërat më të këqija. Ky ishte kujtimi i zi dhe pastaj pasuan me mijëra kujtime të bukura.”- rrëfeu ai. Kastro më tej ka treguar se edhe babai i tij ka derdhur lot e është ndjerë krenar për të, ndonse nuk ka qenë asnjëherë dakord që Kastro të përfshihej në artin në Shqipëri.