– Plaku Mere me doemos do postin e presidentit pas dy vitesh, nuk lëshon pe për krijimin e qeverisë me Vetvendosjen –
* * *
U entuziazmuam shumë për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, pasi veç që u zhvilluan paqësisht & normalisht edhe rezultati i tyre u shpall brënda 24 orësh!
Të befasuar e të mikluar, u shprehëm me superlativa, që edhe politikanët tanë zullumqarë në Tiranë të merrnin shëmbull nga Kosova! Por u bënë mëse dy muaj që qeveria e re,e cila do formësohej e përmbushej nën kryesimin e Vetvendosjes me LDK, nuk po e sheh dritën e ngjizjes e të krijimit! Arsyeja?
Shumë e thjeshtë! Plaku Mere i LDK, kërkon me doemos postin e Presidentit të Republikës pas dy vjetësh kur të largohet Hashim Thaçi! Llokmat e pushtetit të ndryshojnë, të transformojnë rrënjësisht! Verdikti i popullit po nëpërkëmbet, njëlloj si më poshtë hartës gjeografike, në shtetin amë! Kësisoi edhe politikanët kosovarë,të cilët i ngritëm në qiell për vetpërmbajtien,vizionin e botkuptimin europian, nuk bien më poshtë nga dallimi me politikanët vëllezër në Tiranë!