Pas ditëve me diell, sot rikthehen sërish reshjet e shiut. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, priten reshje lokale të dobëta në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Sakaq, era pritet të fryjë e lehtë.
TEMPERATURAT
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 11 / 18 °C
në vendet e ulëta: 9 / 17 °C
në vendet malore: 6 / 12 °C
ERA
Era pritet të fryjë e lehtë.