DETAJE/ U gjet i vrarë në lokalin e tij, viktima anëtar i...

DETAJE/ U gjet i vrarë në lokalin e tij, viktima anëtar i bandës së Aldo Bares

433
0

 

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnje, ku mbeti i vrarë një 52 vjeçar.

 

Mësohet se Enver Boriçi ka qenë duke pirë kafe në lokalin e tij në kohën kur i kanë bërë atentatin.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Kadri Gjystri”. Boriçi u gjet i pajetë nga klientët e lokalit, në një karrige dhe me një plumb në kokë.

 

Sakaq bëhet me dije se viktima është vëllai i Arben Borriçit, ish – anëtar i bandës së Lushnjes, i dënuar me burgim të përjetëshëm.

 

Aktualisht vëllai i pronarit të lokalit është në burg i dënuar përjetë. Arben dhe Enver Boriçi njihen si persona shumë të afërt të Aldo Bares, në kohën kur nisën dhe përplasjet në Lushnje. Aktualisht policia po heton në lidhje me ngjarjen si dhe identifikimin e autorëve të krimit.