“Mëmësia qenka, ç’qenka” Anjezës iu desh të sillte në jetë Viktorian që...

“Mëmësia qenka, ç’qenka” Anjezës iu desh të sillte në jetë Viktorian që të kuptonte këtë gjë në jetën e saj

437
0

 

Këngëtarja Anjeza Shahini u  bë nënë për herë të parë më 8 mars të këtij viti e përmes një fotografie në rrjetet sociale,ajo zbuloi emrin, por jo fytyrën e vogëlushes: “Dita e parë e gruas si nënë. Përshëndeteni vajzën time të vogël Tori, Victoria Kelis Connolly. Këtë vit festoj ditën e gruas si një mami e një vajze të vogël sa një gogël që quhet TORI.”

Menduam se ndonjë ditë, Anjeza do të ‘lëkundej’ e do të bindej të postonte fotografinë e vogëlushes me fytyrë, por ende në Instagramin e mami Anjezës nuk shohim një foto të Viktorias. Ndonëse postimet me të voglën nuk mungojnë, Anjeza tregohet gjithmonë e kujdesshme që mos t’ia zbulojë fytyrën. Së fundmi ajo ka postuar dy video të vajzës duke u shprehur në këtë mënyrë.

https://www.instagram.com/p/B5m6fgnpuc6/?utm_source=ig_web_copy_link

 

“Gjithmonë kam kujtuar se fëmijëria është periudha më e bukur e jetës, por e paskam pasur gabim, mëmësia qenka ç’qenka”, ka shkruar ajo.

Që prej martesës së saj me diplomatin britanik, Anjeza i është përkushtuar familjes së saj, por dhe muzikën nuk e ka lënë pas.